Ballina Flash

IKMT prish objektet pa leje në Velipojë, reagime

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit po vijon me aksionin për prishjen e e ndërtimeve pa leje në Velipojë.

Aksioni ka ndeshur në kundërshtimin e banorëve, ndërkohë që pas tensionimit të situatës ka ndërhyrë edhe Policia.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi nga IKMT-ja që të njihej më parë me vendimin për prishjen e objekteve. Ajo propozoi që edhe nëse ka një vendim të tillë, ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.

Për prishjen e objekteve në Velipojë reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se “në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë”.

“Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, Ramavirusi dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me Ramavirusin shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen”, tha Basha.

Në Velipojë, IKMT do të shembë 27 objekte, ndërsa aksioni për goditjen e ndërtimeve pa leje do të vijojë edhe në Karaburun, në Vlorë.

/m.m/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKË – Aktiviteti industrial shënoi rënie me gati 30 % në prill
Artikulli tjetërVlorë/ AKU bllokon 132 litra pesticide