MEKSIKË – Aktiviteti industrial shënoi rënie me gati 30 % në prill

MEKSIKO, 11 qershor /ATSH-DPA/- Aktiviteti industrial i Meksikës ra me 29,6 % në prill, në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar, i goditur rëndë nga pandemia e koronavirus të ri, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.

Sipas institucionit, rënia e këtij muaji ishte më e mprehta që nga viti 1993.

Sektorët, ku rënia ishte më të dobët, janë ndërtimi, me 38,4 % dhe prodhimtaria, me 35,5%.

Autoritetet kanë filluar hapjen graduale të ekonomisë, pavarësisht se pandemia është ende në një fazë intensive.

Deri më tani, Meksika ka konfirmuar 129 184 raste infektimi dhe 15 357 vdekje nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.