ROMË, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) italian për 2020-n është ngadalësuar ndjeshëm, por pritet një rikuperim i pjesshëm në 2021 mbi ekonominë italiane, delaroi Enti Italian i Statistikave, ISTAT.
”Parashikimi paraqet një tkurrje të PBB-së në vitin 2020, me një rënie prej 8.3% dhe një rikuperim të pjesshëm në 2021-in” duke vlerësuar një rritje prej 4.6%”, deklaroi ISTAT.
Përhapja e epidemisë Covid-19 dhe masat e kontrollit të vendosura nga qeveria kanë përcaktuar një ndikim të thellë.
”Krahasuar me vlerësimet e mëparshme për vitin 2020 në përgjithësi rishikimi në rënie i PBB-së ishte i barabartë me rreth 9 pikë përqindje’’, deklaroi ISTAT.
Treguesit e disponueshëm për muajin maj tregojnë disa shenja të para të rimëkëmbjes në përputhje me procesin e aktiviteteve të rihapjes.
”Rimëkëmbja e aktiviteteve të prodhimit dhe konsumit pritet të mbështesë një përmirësim të klimës ekonomike me një efekt pozitiv në PBB, i cili, pas një rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë, pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit”, thekson raporti./ /os/























