Ballina Flash

FUTBOLL – Ronaldo, Immobile e Lukaku në ”luftë” për golashënuesin më të mirë

ROMË, 8 qershor /ATSH-ANSA/-  Një ”luftë” për golin e fundit është ajo mes sulmuesve kryesorë të Serisë A pothuaj në fund të kampionatit.

Pritet të kuptohet nëse tre muajt të ndalimit prej pandemisë, do të kenë ndikuar në performancën e futbollistëve.

Yjet e fushës, Ciro Immobile, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku janë në një rivalitet për të sfiduar njëri-tjetrin në luftën e golashënuesit më të mirë.

Deri më tani Immobile dominon golashënuesin më të mirë: ai ka shënuar 27 gola, me ndihmën e 10 penalltive, duke synuar rekordin e Higuain me 36 gola që duken si trillim shkencor.

Pas një karriere me ulje-ngritje, në katër vitet me Lazion ai shënoi 94 gola dhe mund të krahasohet me sulmuesin më të madh, së bashku me Leo Messi, në 20 vitet e fundit.

Cristiano Ronaldo shënoi 21 gola, me shtatë penallti, dhe në të gjitha garat e karrierës së tij (me pre e pesë topave të artë) duke arritur në total në karrierën e tij 725 gola, pra një makineri e pamëshirshme në shënimin e golave, me aftësitë e tij teknike.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta dekreton ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”
Artikulli tjetërITALI – 2020-a tkurr ekonominë e vendit