Ballina Bota

ITALI – 2020-a tkurr ekonominë e vendit

ROMË, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) italian për 2020-n është ngadalësuar ndjeshëm, por pritet një rikuperim i pjesshëm në 2021 mbi ekonominë italiane, delaroi Enti Italian i Statistikave, ISTAT.

”Parashikimi paraqet një tkurrje të PBB-së në vitin 2020, me një rënie prej 8.3% dhe një rikuperim të pjesshëm në 2021-in” duke vlerësuar një rritje prej 4.6%”, deklaroi ISTAT.

Përhapja e epidemisë Covid-19 dhe masat e kontrollit të vendosura nga qeveria kanë përcaktuar një ndikim të thellë.

”Krahasuar me vlerësimet e mëparshme për vitin 2020 në përgjithësi rishikimi në rënie i PBB-së ishte i barabartë me rreth 9 pikë përqindje’’, deklaroi ISTAT.

Treguesit e disponueshëm për muajin maj tregojnë disa shenja të para të rimëkëmbjes në përputhje me procesin e aktiviteteve të rihapjes.

”Rimëkëmbja e aktiviteteve të prodhimit dhe konsumit pritet të mbështesë një përmirësim të klimës ekonomike me një efekt pozitiv në PBB, i cili, pas një rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë, pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit”, thekson raporti./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Ronaldo, Immobile e Lukaku në ”luftë” për golashënuesin më të mirë
Artikulli tjetërNga 15 qershori rinis transporti publik, Gonxhe: Mjetet me 70% të kapacitetit, shtohet frekuenca e autobuzëve