NJU DELHI, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Qendrat tregtare dhe vendet e kultit janë lejuar të rihapen sot në Indi, pavarësisht epimisë ës koronavirusit të ri që sa vjen e zgjerohet në vendet e Azisë së Jugut.
Në një përpjekje për të ringritur ekonominë, qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka lehtësuar kufizimin kombëtar, në fuqi që prej fundit të muajit mars në mbarë vendin me 1,3 miliardë banorë.
Në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese, vendet e kultit, qendrat tregtare dhe restorantet kanë marrë lejen nga qeveria qendrore për të mirëpritur përsëri publikun që nga e hëna, duke respektuar rregullat shëndetësore.
Disa shtete si Maharashtra (perëndim), veçanërisht të prekura rëndë nga pandemia vazhdojnë t’i mbajnë ato të mbyllura.
Kinematë apo sallat sportive do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe tubimet e mëdha janë të ndaluara./ /ec/





















