Vetëdeklarimi i burimit të pasurisë/ OFL iu dërgon kërkesat 5 të dënuarve

TIRANË, 8 qershor /ATSH – I. Vata/ Operacioni “Forca e Ligjit” ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë për 5 shtetas të dënuar për vjedhje me dhunë.

Operacioni “Forca e Ligjit”, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; E. M, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.