Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Kufijtë e jashtëm hapen më 1 korrik

BRUKSEL, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian kanë arritur marrëveshje globale për kërkesën për të zgjatur mbylljen e kufijve të jashtëm deri në fund të qershorit, një masë që duhej të skadonte më 15 qershor, njoftoi presidenca kroate në fund të video-konferencës.

“Ne jemi duke punuar që hapja më 1 korrik të miratohet javën e ardhshme”, deklaroi komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

“Nëse kontrollet kufitare pjesët e brendshme të Unionit duhet të hiqen deri në fund të qershorit, duhet të marrim në konsideratë përfundimin e kufizimeve të udhëtimeve jothelbësore nga vendet e treta në BE në në fillim të korrikut”, tha Johansson.

“Të gjitha shtetet anëtare bien dakord që edhe në rastin e kufijve të jashtëm procesi i hapjes duhet të jetë gradual dhe i koordinuar ngushtë”, theksoi ajo.

“Ne duhet të parandalojmë që rihapja e kufijve të jashtëm të çojë në një rivendosje të kontrolleve kufitare të brendshme. Ne do të mbështetemi shumë te të dhënat shkencore”, tha sekretarja e shtetit për Ministrinë e Brendshme kroate, Terezija Gras./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta kundër kanabisit/ Prefekti Aliaj në Gjirokastër: Identifikim tokave të kultivuara me bimë narkotike
Artikulli tjetër“S’ka më të fortë që zaptojnë toka”/ Lleshaj nga Shkodra: Mjedisi dhe hapësirat publike në fokus të IKMT