Ballina Bota

BM – Johnson u drejtohet italianëve: Jeni të gjithë të mirëpritur

LONDËR, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Kthehuni, jeni të gjithë të mirëpritur, ishte mesazhi në italisht i kryeministrit britanik Boris Johnson, në konferencën për shtyp në Downing Street Nr. 10.

Mesazhi i kryeministrit u drejtohej të gjithë italianëve që ishin larguar nga Britania e Madhe muajt e fundit për shkak të pandemisë dhe efekteve të bllokimit.

Në përgjigje të një gazetari të RAI-t, kryeministri përsëriti se të paktën nga 8 deri në 29 qershor, të gjithë ata që mbërrijnë ose kthehen nga jashtë, përfshirë italianët “do të duhet të qëndrojnë në karantinë dy javë’’.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 17 mijë testime serologjike/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja me COVID-19, 75% të shëruar
Artikulli tjetërFUTBOLL- UEFA përjashton Trabzonsporin nga garat europiane