FUTBOLL- UEFA përjashton Trabzonsporin nga garat europiane

STAMBOLL, 4 qershor /ATSH-AA/ – UEFA përjashton për një vit klubin turk të futbollit Trabzonspor nga garat europiane me arsyetimin për mosrespektim të rregullave financiare.

Në një deklaratë të UEFA-s thuhet se Trabzonspor do të pezullohet për një vit nga kupat europiane nëse në njërin nga sezonet 2020-2021 ose 2021-2022 fiton të drejtën për të marrë pjesë në këto kampionate.

UEFA tha se më herët kishte paralajmëruar pezullim të klubit në njërin nga sezonet e lartpërmendura nëse deri më 15 tetor të vitit 2019 nuk do t’i përmbushte rregullat e marrëveshjes financiare “fair-play” të dakordsuar në vitin 2016.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.