Ballina Shëndetësi

Ushqimet ideale për të djegur yndyrnat

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ – Ata që luftojnë me mbipeshën dhe obezitetin janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit në momentin e dobësimit.

Është e vërtetë që duhet një ekuilibër mes ushqimit dhe stilit të jetesës, por vaktet janë kryesoret.
Sigurisht që nuk ka ndonjë ushqim “mrekullibërës” në gjendje të djegë yndyrnat e trupit, por ka nga ato që stimulojnë metabolizmin për të lehtësuar këtë proces kompleks.

Thelbësore është të kuptoni se objektivi është arritja e një peshe të qëndrueshme, dieta duhet të jetë e ekuilibruar pa plane të rrepta ushqimore.

Disa nga ushqimet perfekte për të djegur yndyrnat janë: tërshëra, fara Chia, selinoja, perimet, molla jeshile dhe qitroja. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania, promotore e mbështetjes për Shqipërinë në samitin e 28 qershorit
Artikulli tjetërÇmimi për sheshin “Skënderbej”, Rama: Vepër e afirmuar botërisht