Ballina Flash

FORMULA 1 – Rinis më 5 korrik

VJENË, 2 qershor /ATSH-DPA/ – GP austriak do të fillojë sezonin e Formula 1, i vonuar nga shpërthimi i koronavirusit, më 5 korrik, ku do të pasojnë edhe shtatë gara të tjera europiane të konfirmuara edhe nga organizatorët.

”Red Bull Ring” i Spielberg do të presë një garë pa tifozë të pranishëm në fundjavën e parë të korrikut dhe më pas një të dytë më 12 korrik, ndërsa F1 përpiqet të shpëtojë atë që mundet nga viti 2020.

”Grand Prix” i Hungarisë është më 19 korrik para se ”Silverstone” të presë dy gara britanike më 2 dhe 9 gusht.

Belgjika e ka radhën më 30 gusht. Ndërsa ”Grand Prix” italian në Monza më 6 shtator ku përfundojnë edhe turnetë europiane./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Agjencitë simotra të ATSH: COVID-19 nxori në pah forcën e informacionit real të agjencive të lajmeve
Artikulli tjetërFUTBOLL – Messi: Futbolli pas COVID-19 nuk do të jetë më i njëjti