Ballina Flash

SHBA – Epokë e re e fluturimeve hapësinore

 UASHINGTON, 27 maj /ATSH-DPA/ – Sot astronautët e SHBA-së do të nisin një epokë të re historike të fluturimit hapësinor njerëzor, duke dërguar nga territori amerikan në hapësirë, një raketë të ndërtuar nga një kompani private në SHBA.

Astronautët në misionin “Demo 2”, do të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), me shpresën që moti të mos jetë pengesë.

Duke qenë se në vitin 2011, SHBA ndaloi dërgimet e raketave në hapësirë për t’u përqendruar në misione më të thella hapësinore, programi hapësinor i vendit është mbështetur në fluturimet ruse, por me kosto të lartë.

Por sot, astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken do të udhëtojnë në kapsulën “SpaceX Crew Dragon” të krijuar nga SHBA-ja, nga një raketë “Falcon 9” të ndërtuar në SHBA.

“SpaceX”, kompania e themeluar nga Elon Musk, që ndërtoi raketën dhe kapsulën, ka një histori të gjatë të lëshimit të raketave në ISS./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak9 të shëruar 24 orët e fundit/ Mbi 800 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
Artikulli tjetërBasha, takime në Rrogozhinë: Bujqësia prej 7 vitesh në krizë të thellë, mungojnë subvencionet