9 të shëruar 24 orët e fundit/ Mbi 800 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Në 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot në komunikimin e përditshëm se “deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050”.

“Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, – tha Beqo.

Në 24 orët e fundit janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.