Ballina Flash

Budina në Shkodër: Teatrin do t’a rikthejmë siç ishte

TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ndal sot në Shkodër për të mbledhur firma për peticionin që të rindërtohet Teatri Kombëtar.

Në fjalën e tij regjisori Robert Budina,tha se “për ta rikthyer teatrin aty ku ishte, siç ishte, po bëjmë një peticion që do ia çojmë të gjitha palëve të interesuara për të rikthyer Teatrin Kombëtar aty ku ishte”.

“Rikthimi i teatrit nuk ka të bëjë me çmendurinë e dy artistëve, por me rikthimin e simbolit të protestës duke e lënë aty do i tregojmë brezave se ne fitojmë mbi pushtetet”.

Ai tha se “ne kemi përdorur gjuhen e kulturës, mençurisë dhe jo armë”, duke shtuar se “Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan dhe Trump diskutojnë zhvillimet rajonale
Artikulli tjetërSeria A pritet të rifillojë në datën 20 qershor