Ballina Flash

Seria A pritet të rifillojë në datën 20 qershor

TIRANË, 23 maj/ATSH/ -Serie A pritet të rifillojë në datën 20 qershor.

Në datën 28 maj do të mbahet takimi i rëndësishëm mes institucioneve sportive dhe kryeministrit të Italisë, Xhuzepe Konte, ku pritet të zyrtarizohet edhe data 20 qershor për rifillimin e një nga kampionateve më të rëndësishëm në botë.

Mediet italiane raportojnë se është arritur akordi total, duke shuar çdo dyshim.

UEFA ka vendosur ultimatum që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji.

Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit që pritet të rezultojë më e vështira e sezonit edhe për shkak të kushteve fizike dhe temperaturave të larta.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBudina në Shkodër: Teatrin do t’a rikthejmë siç ishte
Artikulli tjetërCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit