Budina në Shkodër: Teatrin do t’a rikthejmë siç ishte

TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ndal sot në Shkodër për të mbledhur firma për peticionin që të rindërtohet Teatri Kombëtar.

Në fjalën e tij regjisori Robert Budina,tha se “për ta rikthyer teatrin aty ku ishte, siç ishte, po bëjmë një peticion që do ia çojmë të gjitha palëve të interesuara për të rikthyer Teatrin Kombëtar aty ku ishte”.

“Rikthimi i teatrit nuk ka të bëjë me çmendurinë e dy artistëve, por me rikthimin e simbolit të protestës duke e lënë aty do i tregojmë brezave se ne fitojmë mbi pushtetet”.

Ai tha se “ne kemi përdorur gjuhen e kulturës, mençurisë dhe jo armë”, duke shtuar se “Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.