Ballina Bota

ITALI – Di Maio fillon betejën kundër punës së pasigurtë

ROMË, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri i ri italian i Punës, Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y, antisistem), ka filluar një betejë kundër punës së pasigurtë duke filluar me kushtet e shpërndarësve të ushqimit me biçikleta dhe motoçikleta.

“Një tavolinë e rrumbullakët u hap dje me kompanitë e mëdha të këtij sektori, mes të cilave edhe platformat informatike si ‘Foodora’ dhe ‘Deliveroo’ dhe nëse kjo nuk do të jetë produktive, do t’i mbetet qeverisë të përcaktojë norma për sektorin”, theksoi De Maio në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen ekonomike “Il Sole 24 Ore”.

“Objektivi i qeverisë është që të bëhet vendi më i përparuar në lidhje me nomrat e punës për punonjësit e ekonomisë së punëve të vogla”, theksoi ai.

Një ditë më parë, ai theksoi se “beteja e tij e madhe kundër punës së pasigurtë fillon nga kjo tavolinë e rrumbullakët, me objektivin që t’i japë më shumë të drejta dhe dinjitet atyre që punojnë, mbi të gjitha më të rinjve”. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Server: Marrëveshja Maqedoni-Greqi hap i madh për gjithë Ballkanin
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Rekord prej 68,5 milionë personash të zhvendosur