GJENEVË – OKB: Rekord prej 68,5 milionë personash të zhvendosur

GJENEVË, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Numri i refugjatëve dhe i të zhvendosurve të brendshëm pas konflikteve në botë ka arritur në vitin 2017 një rekord të ri, për të pestin vit radhazi, duke arritur në 68,5 milionë, gjysma prej të cilëve fëmijë, theksoi sot OKB.

Kriza në Republikën Demokratike të Kongos, lufta në Sudanin e Jugut dhe arratisja e qindra mijëra refugjatëve rohingias drejt Bangladeshit që nga Birmania, kanë rritur numrin e të zhvendosurve të detyruar në nivele rekord në 2017″, sipas raportit vjetor të Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (HCR).

Sipas statistikave, rritja e regjistruar në vitin 2017 (+3,1 milionë persona) tejkalon lehtësisht progresin e vitit 2016  (+300 000) dhe shpjegohet nga rritja e ndjeshme e numrit të refugjatëve, ndërkohë që numri i të zhvendosurve të brendshëm ka pësuar një rënie të lehtë.

Në total, kjo nënkupton se një në 110 persona është zhvendosur në botë.

Paralelisht, numri i azilkërkuesve që në pritje të marrjes së statusit të refugjatit në fund të vitit 2017 është rritur nga 300 000 në 3,1 milionë.

Personat e zhvendosur brenda vendeve të tyre janë 40 milionë, një shifër në rënie të lehtë.

Siria mbetet vendi me numrin më të madh të të zhvendosurve të brendshëm i ndjekur nga Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.