Ballina Bota

BM – Johnson: Kujdes maksimal në lehtësimin e masave kundër COVID-19

LONDËR, 7 maj /ATSH-DPA/ – Kryeministri, Boris Johnson deklaroi se do të tregojë kujdes maksimal në lehtësimin e afërt të izolimit të Britanisë së Madhe kundër koronavirusit.

Johnson kryesoi një takim të kabinetit qeveritar, lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë dhe pritet të këshillohet me drejtuesit e qeverive në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Ai pritet të mbajë të dielën një fjalim televiziv për të informuar publikun rreth planeve të tij.

“Lidhur me lehtësimin e masave, kryeministri i tha kabinetit se nuk do të bëjnë asgjë që rrezikon një kulm të dytë të pandëemisë”, deklaroi një zëdhënës i Downing Street.

“Do të përparojmë me kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojmë Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë”, shtoi zëdhënësi. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat e duhura ndaj COVID-19/ Shqipëria, histori suksesi me numrin më të vogël të vdekjeve në rajon
Artikulli tjetërISLANDË – Qeveria vazhdon lehtësimin e masave