ISLANDË – Qeveria vazhdon lehtësimin e masave

REJKJAVIK, 7 maj /ATSH-DPA/ – Islanda regjistroi dy raste të reja me koronavirus, pas tre ditësh me zero infeksione të reja, por lehtësimi i masave do të vazhdojë.

Ishulli i Atlantikut të Veriut ka 1 801 raste të konfirmuara, 10 viktima dhe 1 755 të shëruar.

Islanda do të lehtësojë masat e izolimit më herët nga sa ishte planifikuar.

Nga 25 maji do të lejohen grumbullimet me deri në 100 persona si dhe hapja e palestrave dhe pishinave.

Shkollat, universitetet, parukeritë, klinikat dentare dhe muzetë u rihapën të hënën kur numri i lejuar i vizitorëve u rrit nga 20 në 50. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.