Ballina Bota

ITALI – 443 viktima në 24 orët e fundit

ROMË, 19 prill /ATSH/- Rastet e reja të infektimeve nga COVID-19 kanë shënuar rënie në Itali.

”Ato janë tashmë 3 047, kundrejt 3 491 rasteve të ditës së djeshme”, sipas gazetës  italiane ”La Stampa”.

Vdekjet gjithashtu ditën e sotme kanë rënë në 443 persona ose 49 më pak se dje.

Gjithashtu, janë shëruar 2 128 pacientë në një ditë të vetme, ndërsa personat në karantinë shtëpie tejkalojnë shifrën 80 mijë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDE – Arrin në 3 684 numri i vdekjeve nga COVID-19
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore