Ballina Flash

Spitali i Traumës/ 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente muajin e fundit dhe 4 mijë vizita

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në spitalin universitar të Traumës, ku janë përqendruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale, vijon puna pa u ndalur në këtë situatë të pazakontë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi sot se “me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë”.

Në situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, që prej 20 marsit Spitali Universitar i Traumës mbetet në vijën e parë të frontit në shërbim të shëndetit të popullatës. Ekipet mjekësore me profesionalizmin e spikatur dhe kultivuar ndër vite, ashtu sikurse të gjitha burimet njerëzore të spitalit janë në funksion dhe gatishmëri të plotë./k.s/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbatimi i masave kufizuese/ Inspektim në terren për drejtuesit e automjeteve që lëvizin me autorizim
Artikulli tjetërEdhe tre persona të infektuar me COVID-19 në veri të Kosovës