Ballina Bota

BM – Johnson rezulton negativ ndaj COVID-19

LONDËR, 13 prill /ATSH/ – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson rezultoi negativ ndaj koronavirusit, para se të largohej dje nga spitali, deklaroi një zëdhënës i qeverisë, shkruan BBC.

Ai theksoi se Johnson po vazhdonte shërimin në Checkers, vendbanimi i tij zyrtar, duke e konsideruar si një vend me të përshtatshëm.

“Kryeministri po përqendrohet në përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe aktualisht nuk po merret me punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi.

Qeveria mohoi se e bija e ministrit të kabinetit, Michael Gove, e cila u testua për koronavirus, ishte shembull i standardeve të dyfishta, pas polemikave për mungesën e testeve për stafin.

Zëdhënësi deklaroi se testi është kryer me këshillën e mjekut dhe në përputhje me udhëzimet mjekësore.

“Testi siguroi që Michael Gove mund të kthehej në punë për të ndihmuar në përgjigjen e qeverisë në një kohë kritike”, shtoi ai. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Arrin në 4 585 numri i viktimave nga COVID-19, 111 në 24 orë
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë si pasojë e COVID-19 në Shkodër, shkaku i vdekjes së pacientit hemoragji cerebrale