IRAN – Arrin në 4 585 numri i viktimave nga COVID-19, 111 në 24 orë

TEHERAN, 13 prill /ATSH-AFP/ – Autoritetet iraniane njoftuan sot 111 të vdekur të tjerë në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri duke e rritur në 4 585 të vdekur bilancin zyrtat në Iran, vendi më i goditur nga epidemia e COVID-19 në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianouche Jahanpour njoftoi për 1 617 raste të reja të kontaminuara duke e çuar numrin e rasteve të konfirmuara në 73 303,  45 983 prej të cilëve janë shëruar.

Sipas tij njerëzit duhet të vazhdojnë të shmangin lëvizjet e panevosjhme për të frenuar përhapjen e virusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.