STRASBURG, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Lamtumirë shisheve plastike brenda ndërtesës së Parlamentit Europian, që ka vendosur t’i largojë nga ambientet e kësaj ndërtese brenda verës së vitit 2019.
Vendimi u mor nga Zyra e Presidencës së këtij istitucioni dhe ka si qëllim të rinovojë sistemin hidrik në ambientet e parlamentit, nëpërmjet një rrjeti të zgjeruar çezmash për personelin dhe vizitorët e institucionit për të eliminuar progresivisht materialet plastike njëpërdorimëshe.
‘’Jam e lumtur të jap këtë lajm, që do të eliminojë të gjitha shishet plastike njëpërdorimëshe dhe do t’i reduktojë në minimum ato’’, shkruajti në Twitter Heidi Hautalam, zëvendëspresidente e Parlamentit Europian./ /os/ a.jor.














