Ballina Bota

SHKUP – Takim dyminutësh Ivanov-Zaev për çështjen e emrit

SHKUP, 13 qershor / ATSH-ANSA/ –  Zgjati vetëm dy minuta takimi i sotëm mes presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm Nikola Dimitrov, të cilat kishin për temë marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë emri i ri i saj.

Ivanov nuk kishte qënë kurrë dakord me mënyrën me të cilën u arrit marrëveshja me Greqinë dhe pas dy minutave u ngrit dhe u largua, pa pritur që t’i shpjegoheshin detajet e marrëveshjes.

Sot presidenti Ivanov do të mbajë një fjalim drejtuar kombit.

Presidenti Ivanov është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe emrit të ri  ‘’Maqedonia e Veriut’’.

Këto ndryshime do të sjellin vështirësi në miratimin e saj nga parlamenti maqedonas dhe më pas për t’u firmosur Ivanov.

Kryeministri Zaev tha se në vjeshtë do të ketë një referendum, ku do të konfirmohet marrëveshja me Greqinë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – PE: Lamtumirë shishe plastike!
Artikulli tjetërLIBAN – Themelohet Parlamenti Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe