Ballina Bota

STRASBURG – PE: Lamtumirë shishe plastike!

STRASBURG, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Lamtumirë shisheve plastike brenda ndërtesës së Parlamentit Europian, që ka vendosur t’i largojë nga ambientet e kësaj ndërtese brenda verës së vitit  2019.

Vendimi u mor nga Zyra e Presidencës së këtij istitucioni dhe ka si qëllim të rinovojë sistemin hidrik në ambientet e parlamentit, nëpërmjet një rrjeti të zgjeruar çezmash për personelin dhe vizitorët e institucionit për të eliminuar progresivisht materialet plastike njëpërdorimëshe.

‘’Jam e lumtur të jap këtë lajm, që do të eliminojë të gjitha shishet plastike njëpërdorimëshe dhe do t’i reduktojë në minimum ato’’, shkruajti në Twitter Heidi Hautalam, zëvendëspresidente e Parlamentit Europian./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI 2018 – Infantino: FIFA një organizëm klinikisht i vdekur ditën e emërimit tim
Artikulli tjetërSHKUP – Takim dyminutësh Ivanov-Zaev për çështjen e emrit