Ballina Bota

LIBAN – Themelohet Parlamenti Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

BEJRUT, 13 qershor /ATSH-NNA/ – Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe do të mbajë seancën e parë themeluese të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (PNTP) më 6 korrik 2018 në Valeta të Maltës me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugio dhe presidentit të Këshilli Global, Ahmed bin Mohamed Al-Jarwan, me pjesëmarrjen e një numri të madh përfaqësuesish të parlamenteve kombëtare nga e gjithë bota, njoftoi sot agjencia kombëtare libaneze e lajmeve, NNA.

Presidenca e Këshillit ngriti zyra pune në të gjitha kontinentet në botë në përgatitje të kësaj ngjarje që është me rëndësi të madhe sepse vë gurin e themelit për ndërtimin e një entiteti global parlamentar që synon të luftojë terrorizmin, ekstremizmin, racizmin, dhunën dhe urrejtjen nëpërmjet krijimit të një strategjie globale për të mbjellë kulturën e ndërgjegjësimit, pranimit të të tjerëve, dialogut, modernizmit, faljes dhe paqes.

Presidenca e Këshillit nxori një deklaratë ku nënvizon se “Parlamenti Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe përfaqëson një nga njësitë kryesore të Këshillit dhe konsiderohet një nga parlamentet globale të specializuara duke qenë se këshilli synon të shtojë anëtarë me përfaqësues parlamentarë nga vende të ndryshme në botës dhe specializohet në studimin dhe shikimin e çështjeve ndërkombëtare të lidhura me përhapjen e tolerancës me qëllim për të rritur vlerat e paqes në të gjithë botën”.

Deklarata shton se “qëllimi kryesor në ngritjen e një parlamenti ndërkombëtar mes organeve të Këshillit është që anëtarësia në të, e përbërë nga përfaqësues të parlamenteve kombëtare, do të japë një shans unik për të koordinuar bashkëpunimin dhe shkëmbyer ide dhe ekspertizë dhe madje edhe për të ndarë qëndrime të përbashkëta lidhur me shumë çështje kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat ndeshet paqja ndërkombëtare si terrorizmi, ekstremizmi, dhuna dhe radikalizmi fetar, etnik, sektar dhe racor. Këtu qëndron rëndësia e zhvillimit të rrugëve të bashkëpunimit ndërkombëtar mes parlamenteve të vendeve të ndryshme sepse roli i tyre nuk është më i kufizuar për ta bërë zërin e qarqeve të tyre elektorale të dëgjohet në tëre vendin. Sot, atyre i kërkohet ta bëjnë zërin e popujve të tyre të dëgjohet në të gjithë botën duke respektuar sovranitetin kombëtar, privacinë dhe pavarësinë e çdo shteti”./ /p.s/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Takim dyminutësh Ivanov-Zaev për çështjen e emrit
Artikulli tjetërGjonaj: Përshpejtim i Vetingut për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë