Ballina Bota

GJERMANI – Rritje e eksporteve të armëve gjatë T1 2020

BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane miratoi eksporte armësh me vlerë 1,16 miliardë euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti (T1 2020), tha sot Ministria gjermane e Ekonomisë.

Eksportet, që vijnë pas një viti rekord në 2019, kur u miratuan më shumë se 8 miliardë euro, u rritën me vetëm 45 milionë euro në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Shifrat u publikuan në përgjigje të një pyetjeje në Bundestag nga Sevim Dagdelen, deputete e partisë së majtë të opozitës ”Die Linke” (”E majta”).

Egjipti ishte importuesi kryesor i armëve gjermane, me vlerë 290,6 milionë euro.

Javën e kaluar, qeveria gjermane miratoi një dorëzim nëndetëseje për qeverinë e presidentit Abdel-Fattah al-Sissi.

Egjipti ishte gjithashtu klienti i tretë më i madh i huaj për pajisjet ushtarake gjermane vitin e kaluar duke marrë mallra në vlerën e 802 milion euro.

“Ndërsa OKB-ja bën thirrje për një armëpushim global për të luftuar pandeminë e koronavirusit, qeveria gjermane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit me armët e saj të dërguara në rajonet e krizës”, tha Dagdelen./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërohet një tjetër infermier nga COVID-19, shkon në 28 personeli mjekësor i shëruar
Artikulli tjetërAUSTRALI – Gjoba stratosferike për ata që dalin nga shtëpia