Ballina Bota

ZVICËR – OBSH: Mos e politizoni virusin

GJENEVË, 8 prill /ATSH-AFP/- OBSH, e akuzuar nga presidenti amerikan se është shumë afër Kinës dhe për keqmenaxhimin e pandemisë, denoncoi një politizim të krizës, duke i bërë thirrje Pekinit dhe Uashingtonit të bashkohen për të luftuar virusin.

“Mos e politizoni virusin. Nuk është nevoja të përdorni COVID-19 për të fituar pikë politike”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në lidhje me akuzat e ngritura nga Donald Trump, gjatë një konference virtuale për shtyp.

“Ju keni shumë mënyra të tjera për ta provuar veten tuaj”, shtoi diplomati, duke bërë thirrje për të mos luajtur me zjarrin.

OBSH dhe kreu i saj morën mbështetje të fortë sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Unë besoj se OBSH-ja duhet të mbështetet, sepse është absolutisht thelbësore për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër COVID-19”, tha Guterres në një deklaratë./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Operacioni humanitar, ndihmë 185.562 familjeve dhe individëve me ushqime e barna mjekësore
Artikulli tjetërSHKENCE/MJEKESI – Dieta me karbohidrate të ulëta ndihmon kundër astmës