COVID-19/ Operacioni humanitar, ndihmë 185.562 familjeve dhe individëve me ushqime e barna mjekësore

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539052227011867/

TIRANË, 8 prill /ATSH/ 185.562 familje apo individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar deri sot me ushqime dhe barna mjekësore.

Vazhdon operacioni humanitar në ndihmë të familjeve në vështirësi ekonomike dhe pensionistëve nga strukturat e qeverisjes qendrore e vendore, ndihma që lidhen me furnizime me ushqime dhe ilaçe për të sëmurët kronikë, por jo vetëm, në këto ditë lufte ndaj COVID-19.

Me një informacion të përmbledhur e të rifreskuar Kryeministri Edi Rama bën me dije se deri tani janë ndihmuar 185.562 familje/individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar me ushqime dhe barna mjekësore.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndihmuar 12.225 familje/individë në të gjithë vendin, ashtu siç duket edhe në videon e shpërndarë nga Kryeministri.

Shpërndarja sipas qarqeve e familjeve/individëve të ndihmuar është si më poshtë:

BERAT 376
TIRANË 2470
ELBASAN 1172
KUKËS 176
DIBËR 523
KORÇË 3316
SHKODËR 432
GJIROKASTËR 1422
LEZHË 681
DURRËS 333
VLORË 280
FIER 1044

Kryeministri Rama thekson se do të vazhdohet kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.