SHKENCE/MJEKESI – Dieta me karbohidrate të ulëta ndihmon kundër astmës

ROME, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Një dietë ketogjene me karbohidrate të ulëta mund të ndihmojë në zbutjen e astmës, sipas një studimi te Universitetit të Bonit i cili u botua në revistën shkencore ‘Imununity’.

Sipas studimit të kryer tek minjtë që kaluan në këtë lloj regjimi të ushqyerit kishin ulur ndjeshëm inflamacionin e traktit respirator.

”Pacientët astmatikë reagojnë me inflamacion të rëndë të bronkeve në përqendrime të ulëta të disa alergeneve. Kjo gjendje shoqërohet edhe me rritjen e prodhimit të mukusit, gjë që e bën edhe më të vështirë frymëmarrjen”, shpjegojnë studiuesit gjermanë.

Një rol kryesor këtu luajnë qelizat e sistemit imunitar të cilat u zbuluan vetëm disa vjet më parë dhe që quhen qeliza limfoide të lindura (Ilc): ato luajnë një funksion të rëndësishëm mbrojtës në mushkëri duke rigjeneruar mukozën e dëmtuar. Për këtë ata prodhojnë lajmëtarë inflamatorë nga grupi i citokineve, të cilat stimulojnë ndarjen qelizore të mukozës dhe që promovojnë prodhimin e mukusit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.