Ballina Bota

FOKUS – Greqia dhe Holanda masa të forta për çështjet e qirasë gjatë pandemisë

ATHINË/HAGË, 3 prill /ATSH-ANA/ – Ne nuk jemi në fillimin e fundit, por në fundin e fillimit, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në parlament gjatë një debati për masat për adresimin e pandemisë së koronavirusit, ku një theks i veçantë iu kushtua problemeve të qiramarrjes e qiradhënies.

”Ata që kanë probleme do të marrin një zbritje prej 40% në qiratë e tyre”, deklaroi Mitsotakis.

“Shqetësimi ynë kryesor mbetet të ruajmë vendet e punës, por gjithashtu një kujdes të drejtë shoqëror”, theksoi Mitsotakis në fjalën e tij.

‘Përfitimet e papunësisë janë zgjatur”, shtoi ai.

”Prioriteti i parë i qeverisë është të kujdeset për grekët, të cilët duhet të qëndrojnë të shëndetshëm në mënyrë që të rindërtojnë atë që ka shkatërruar pandemia”, deklaroi Mitsotakis, duke shtuar se kompanitë duhet të jenë në gjendje të rifillojnë rritjen.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi planifikuar katër pako të mbështetjes ekonomike që arrijnë në 10 miliardë euro në 30 ditë”, tha ai.

Kryeministri gjithashtu theksoi se pushimet nga puna ishin të ndaluara, me punëtorët e pezulluar që fillimisht do të merrnin një kompensim prej 800 eurosh, ndërsa ruajnë të gjitha të drejtat e tyre të sigurimit.

Ndërkohë, edhe Holanda ka bërë të njëjtën gjë me problemet e qirave.

Në një letër drejtuar parlamentit, ministri holandez i Strehimit, Stientje van Veldhoven shkroi se ”qiramarrësit që kanë humbur të ardhurat e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë mundësi të paguajnë qira nuk mund të dëbohen”, sipas https://www.iamexpat.nl/housing/real-estate-news/.

Ministria e Strehimit ka arritur marrëveshje për këtë çështje me disa organizata pronarësh dhe shoqata tregtare. Dëbimet mund të ndodhin akoma, por vetëm në rast të veprimtarisë kriminale ose të telashe ekstreme.

Mocioni i ministrit tashmë ka fituar mbështetjen nga KBvG, shoqata për përmbaruesit.

Përmbaruesi Wilbert van de Donk mendon se dëbimet ose konfiskimet e efekteve shtëpiake duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur.

“Unë them sa më shumë që të jetë e mundur”, theksoi ai.

Ministria e Strehimit aktualisht ka arritur një marrëveshje me shoqatën e strehimit (AEDES), shoqatën e investitorëve të pasurive të patundshme (IVBN), shoqatën e strehimit të studentëve (KENCES) dhe shoqatën e pronarëve (”Vastgoed Belang’).

Edhe ata që nuk janë anëtarë të këtyre shoqatave nuk do të mund të vazhdojnë as me dëbime.

Qeveria holandeze po merr edhe masa të tjera për të ndihmuar qiramarrësit.

Punëdhënësit do të mbështeten financiarisht për të provuar dhe minimizuar humbjet e vendeve të punës dhe gjithashtu do të ketë marrëveshje për punë të pavarura dhe punëtorë fleksibël./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacionet humanitare/Qeveria ka trokitur në dyert e 147 663 familjeve deri tani
Artikulli tjetërEkselentëve dhe studentëve nuk do t’u preket bursa