SINGAPOR, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Kur Donald Trump dhe Kim Jong Un do të takohen të martën për një samit të pazakontë, ata do të kenë, sipas presidentit amerikan, për të avancuar në kauzën e paqes.
Por, një numër çështjesh të mprehta pritet të diskutohen:
– Denuklearizimi –
Kjo është zemra e problemit dhe diplomatët po përpiqen të mbushin boshllëkun që vazhdon të ndajë dy palët një ditë nga takimi.
Uashingtoni kërkon një denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut. Sipas Trump ata duhet të denuklearizohen. Nëse nuk denuklearizohen kjo nuk do të jetë e pranueshme.
Pheniani nuk ka reshtur së foluri për angazhimin e tij përsa i përket objektivit të denuklearizimit të Gadishullit Korean.
Formula është subjekt interpretimi dhe nuk dihet se çfarë koncesionesh do të jetë e gatshme Koreja e Veriut të vendosë në tryezë.
Sipas ekspertëve, do të duhen vite për të çmontuar një arsenal bërthamor të ndërtuar në mënyrë të fshehtë përgjatë dekadave, një proces shumë i vështirë për t’u mbikëqyrur.
– Përfundimi i Luftës së Koreve? –
Veriu dhe Jugu vazhdojnë të jenë teknikisht në luftë. Konflikti në vitet 1950-53 përfundoi me një armëpushim që drejtuesi koreano-jugor i asaj kohe kishte refuzuar ta nënshkruante. Ai krijoi Zonën e çmilitarizuar (DMZ) që shënoi ndarjen e ishullit.
Gjatë samitit ndërkorean në muajin prill, presidenti koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in kishin rënë dakord të kërkonin një traktat paqeje.
Seuli njoftoi javën e kaluar se diskutimet tripalëshe me Phenianin dhe Uashingtonin kishin nisur për një deklaratë të nevojshme për këtë çështje.
– Normalizimi –
Presidenti amerikan ka reaguar për një normalizim të marrëdhënieve diplomatike mes ish-kundërshtarëve, po t’i referohemi ftesës së Shtëpisë së Bardhë për numrin një koreano-verior.
Një faktor tjetër nxitës do të ishte heqja e sanksioneve të OKB-së kundër Phenianit. Por, gjithashtu ka një hendek, Uashongtoni bën të ditur se ato mund të hiqen vetëm nëse ndodh denuklearizimi i plotë.
– Të drejtat e njeriut –
Mbështetësit e të drejtave të njeriut theksojnë se shkeljet janë të përgjithësuara në Korenë e Veriut, ku deri në 120 000 të ndaluar mbahen në kampe dhe disa kërkojnë nëse Trump do ta përmendë këtë çështje.
– Siguria –
Shqetësimi kryesor i Kim është mbijetesa e regjimit. Sipas Moon, koreano-veriori është i shqetësuar nëse mund të besojë tek SHBA-ja për t’i dhënë fund politikës së saj armiqësore dhe për të garantuar sigurinë e regjimit kur Veriu të denuklearizohet.
Administrata Trump ka premtuar se nuk do të kërkonte ndryshim të regjimit dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kishte përmendur mundësinë për të ofruar garanci për sigurinë e Veriut./ /ec/ a.jor.













