Ballina Aktualitet

Zoti President, ngrijeni traun

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova që janë bllokuar në kufirin e Serbisë.

“Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë. Linja e Gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin, jo armikun e pakufi”, – deklaroi Kryeministri.

“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, – tha Rama./k.s/ /a.g/ /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria miraton indeksimin e pensioneve me 2,3%, përfitojnë mbi 669 500 pensionistë
Artikulli tjetërTURQI – Shkon në 131 numri i viktimave nga COVID-19