Ballina Bota

TURQI – Shkon në 131 numri i viktimave nga COVID-19

STAMBOLL, 31 mars /ATSH-AA/ – Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në Turqi në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

”Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 9 217, pasi 1 815 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vetëm në 24 orët e fundit, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, gjithsej 105 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat treguan se 568 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 9 982 teste, dhe e çojnë numrin e përgjithshëm të testimeve të kryera deri më tani ka arritur në 65 446. /os/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZoti President, ngrijeni traun
Artikulli tjetërFRANCË – 499 viktima nga COVID-19 gjatë 24-orëshit të fundit