Ballina Bota

COVID-19 – Rusia mbyll plotësisht kufijtë

MOSKË, 28 mars /ATSH-AFP/ – Rusia do të mbyllë plotësisht kufijtë e saj për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet ruse.

Sipas një dekreti të qeverisë, Rusia do të ndërpresë përkohësisht trafikun e të gjitha pikave kufitare rrugore, hekurodhore dhe detare dhe daljet duke nisur nga e diela në orën 21:00 GMT.

Rrugët e Moskës ishin sot të boshatisura me hyrjen në fuqi të masave të reja shtrënguese për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit përfshirë mbylljen e të gjitha tregjeve jothelbësore dhe restoranteve.

Kryeqyteti rus nuk ka urdhëruar kufizim të përgjithshëm, por i ka ashpërsuar këtë javë masat.

Që prej të enjtes, të moshuarit janë të ndaluar të dalin nga shtëpia dhe mbyllja e tregjeve dhe restoranteve hyri sot në fuqi.

Presidenti rus, Vladimir Putin u kërkoi rusëve të qëndrojnë në shtëpi dhe për këtë dekretoi një javë pushim./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprake-Albania/ Çfarë duhet të dinë qytetarët për të marrë leje për të dalë nga shtëpia
Artikulli tjetërShërbimi në banesë/ Posta Shqiptare ngre njësi të posaçme për pyetjet e pensionistëve