BRUKSEL, 27 mars /ATSH-DPA/ – Maqedonia e Veriut iu bashkua sot NATO-s, duke u bërë kështu anëtarja e 30-të e aleancës, pas një procesi të gjatë, që përfshiu edhe një ndryshim të emrit për vendin e Ballkanit Perëndimor.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është zyrtarisht anëtarja e re e 30-të e NATO-s. Ne përmbushëm ëndrrën e brezave”, tha qeveria e Shkupit në një deklaratë.
“Maqedonia e Veriut tani është pjesë e familjes së NATO-s, një familje me tridhjetë kombe dhe pothuajse një miliard njerëz. Një familje e bazuar në sigurinë se, pavarësisht se me çfarë sfidash kemi të bëjmë, ne jemi të gjithë më të fortë dhe më të sigurt së bashku”, shtoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit do të zhvillohet në selinë e NATO-s, në Bruksel, të hënën./ /ervo/






















