Kukës/ Gjici: 1900 familje në nevojë kanë marrë ndihma

TIRANË, 27 mars /ATSH – I. Vata/ Bashkia Kukës vazhdon shpërndarjen e ndihmave në të gjithë njësitë administrative dhe deri tani kanë marrë ndihma 1900 familje në nevojë.

Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici tha sot se “ditë për ditë, derë më derë, për të ndihmuar ata më në nevojë. Arrin në 1900 numri i familjeve të ndihmuara. Besim dhe ju lutem durim, durim, durim, sepse nuk do të harrojmë asgjë dhe askënd, me gjithçka kemi mundësi”.

“Bashkia ndau sot ndihma në njësitë administrative Shishtavec, Zapot, Surroj, Bicaj, Tërthore, Ujmisht, Bushtricë, Arrën, Grukë-Cajë”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.