TIRANË, 24 mars/ATSH/ “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon përparimin konkret që të dyja vendet kanë bërë në axhendën e integrimit në Bashkimin Europian”, deklaroi sot ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë pas vendimit të Ministrave të Çështjeve Europiane të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ky është një hap i madh përpara që do të çojë drejt përfitimeve të mëdha për qytetarët e tyre”, theksoi ambasada.
“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një partner i palëkundur për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme përpara pranimit në BE. Urime për punën tuaj të suksesshme!”, përfundon reagimi i ambasadës britanike
Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman nëpërmjet një reagimi në Twitter ka uruar Shqipërinë për vendimin e BE për të hapur bisedimet e pranimit.
“Kjo është dëshmi për përparimin që keni bërë. Ende ka më shumë punë për të bërë në axhendën e reformës dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’ju mbështesë me këtë! Por sot duhet të marrim një moment për të festuar!”, thekson ai.
/gj.mima/






















