Ballina Bota

STUDIM – Mbrojtja e shëndetit mendor është e rëndësishme gjatë karantinës”

ANKARA, 23 mars /ATSH-AA/ – Ndërsa njerëzit janë duke qëndruar në shtëpi në gjithë botën dhe qeveritë e tyre kërkojnë që të mos dalin në ambiente jashtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë aktivë për të mbrojtur shëndetin mendor.

Deri më tani janë raportuar 339 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 14.700 të vdekur në gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si epiqendër të re ka shpallur Europën më 13 mars.

Situata në Europë përkeqësohet çdo ditë, veçanërisht në Itali, qe ka regjistruar më shumë te vdekur sesa Kina, ku virusi u zbulua për herë të parë në dhjetor.

Shumë vende kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ose orë policore, duke kufizuar gjithashtu transportin dhe tregtinë.

Qeveritë, organizatat joqeveritare dhe ekspertët kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e virusit.

Por si do të ndikojë karantina në shëndetin mendor të njerëzve dhe çfarë duhet bërë për ta mbrojtur atë?

Ayşe Sena Sarıdoğan, psikologe në Spitalin Gaziosmanpasha të Parkut Mjekësor të Universitetit Istinye në Stamboll, thotë se socializimi është nevojë thelbësore e njeriut.

“Pamundësia për të dalë nga shtëpia do ta parandalojë këtë. Kështu që kur të kemi nevojë, do të jetë e dobishme të flasim me të dashurit tanë përmes telefonit, online ose me video”, tha ajo.

Duke folur lidhur me mbrojtjen e shëndetit mendor, ajo tha se të rinjtë ose të moshuarit mund të bëjnë gjëra që më parë nuk ishin në gjendje t’i bënin për shkak të mungesës së kohës.

“Ne mund të jemi më të fortë nëse mund t’i mbajmë burimet tona të jashtme (hobin, sportin, etj.) më të larmishme dhe më të forta kundër stresit”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se duhet t’i kushtohet vëmendje mënyrës së gjumit dhe një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Shitja e smartfonëve në pikiatë
Artikulli tjetërVIDEO- Gjirokastër vijon dezinfektimi i hapësirave publike/ Kryebashkiaku Golemi apel qytetarëve: Zbatoni masat