Ballina Bota

COVID-19 – Shitja e smartfonëve në pikiatë

ROME, 23 mars /ATSH-ANSA/ – Tregu i smartfonëve ”po bën llogaritë” me pandeminë e koronavirusit, pasi shitja e tyre ka njohur një ulje të konsiderueshme.

”Gjatë muajit shkurt janë shitur 38% më pak smartfonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 99,2 milionë njësi në shkurt 2019 në 61,8 milionë në shkurt 2020”, sipas Strategy Analytics.

“Kjo është rënia më e madhe ndonjëherë në historinë e telefonave inteligjentë”, shtoi SA.

”Dërgesat e Huaweit ranë në 5,5 milionë njësi duke bërë që vendin e tretë tani ta zerë Xiaomi. Në vend të parë dhe të dytë janë Samsung dhe Apple. Në Kinë, shumë biznese dhe dyqane kanë mbetur të mbyllura për shkak të epidemisë”, shtoi SA.

“Oferta dhe kërkesa ranë në Kinë, ranë në Azi dhe më pas u ngadalësuan në pjesën tjetër të botës. Kjo është rënia më e madhe ndonjëherë, një periudhë që sektori do të dëshirojë ta harrojë”, shpjegon SA./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Kosovë, 15 raste për mosrespektim të urdhrit për mbylljen e bizneseve 
Artikulli tjetërSTUDIM – Mbrojtja e shëndetit mendor është e rëndësishme gjatë karantinës”