COVID-19/ Kosovë, 15 raste për mosrespektim të urdhrit për mbylljen e bizneseve 

PRISHTINE, 23 mars /ATSH/ -Policia e Kosovës ka evidentuar 15 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve.

Në të gjitha këto raste ka pasur edhe të arrestuar, ku disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.

RASTET E RAPORTUARA NGA POLICIA

Rr. Graçanicë – Gjilan. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant policia kishte vën re 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit mori trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas marrjes në pyetje i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Podujevë. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij bilardo duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Podujevë. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është vën re duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Prizren. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari  dërgohet në mbajtje.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lluga, Istog. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Serbobran, Istog. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Zhujë Selmani, Pejë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në restorantin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Lokali është mbyllur ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Banjë, Istog. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. UÇK-së, Gjakovë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Senik, Malishevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Panorcë, Malishevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vën re duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.