BEOGRAD, 21 mars /ATSH-DPA/ – Bosnja regjistroi sot viktimën e parë nga koronavirusi, një grua e moshuar në fund të të 70-ave, raportoi faqja e lajmeve “Klix.ba”.
Sipas “Klix.ba”, viktima, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera, thuhet se u infektua nga djali i saj që së fundmi kishte udhëtuar në Gjermani.
Gjithashtu sot rezultuan pozitivë edhe 93 qytetarë të tjerë.
Shumica e tyre ishin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Banjaluka. / /sara/





















