Ballina Flash

Kosovë/ Gjendja e pacientëve me COVID-19 është e mirë

PRISHTINE, 21 mars /ATSH/ -Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Doktori Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është e mirë.

“Gjendja është e mirë. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje të mirë. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania parashikon 156 miliardë euro borxhe si pasojë e COVID-19
Artikulli tjetërBOSNJE – Raportohet viktima e parë nga COVID-19