PRISHTINE, 21 mars /ATSH/ -Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.
Doktori Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është e mirë.
“Gjendja është e mirë. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje të mirë. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai./KosovaPress/
