Ballina Bota

BOSNJE – Raportohet viktima e parë nga COVID-19

BEOGRAD, 21 mars /ATSH-DPA/ – Bosnja regjistroi sot viktimën e parë nga koronavirusi, një grua e moshuar në fund të të 70-ave, raportoi faqja e lajmeve “Klix.ba”.

Sipas “Klix.ba”, viktima, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera, thuhet se u infektua nga djali i saj që së fundmi kishte udhëtuar në Gjermani.

Gjithashtu sot rezultuan pozitivë edhe 93 qytetarë të tjerë.

Shumica e tyre ishin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Banjaluka. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Gjendja e pacientëve me COVID-19 është e mirë
Artikulli tjetërGJERMANI – Plan ekonomik ndihme prej 822 miliardë eurosh si pasojë e COVID-19