BERLIN,21 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane synon të vendosë në dispozicion 822 miliardë euro kredi për të ndihmuar bizneset dhe të punësuarit për t’i bërë ballë pasojave ekonomike nga epidemia e koronavirusit, sipas një projektligji.
Kjo shumë, kërkuar për t’u miratuar zyrtarisht të hënën nga Këshilli i Ministrave, do të vijë në ndihmë për të financuar një fond shpëtimi për bizneset e mëdha, duke parashikuar në raste të nevojshme një shtetëzim të pjesshëm dhe të përkohshëm për t’i bërë ballë krizës, sipas tekstit./ /ec/












