Ballina Bota

BRUKSEL – BE përshëndet planin e BQE-së kundër COVID-19

BRUKSEL, 19 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian, presidentët e Këshillit, të Parlamentit dhe të Eurogrupit përshëndetën sot planin urgjent të BQE-së kundër pasojave të koronavirusit.

“Ne mbështesim plotësisht BQE-në për vendimet e saj përsa i përket politikës monetare, që ajo e konsideron të nevojshme dhe të duhur për kufizimin e pasojave ekonomiko-sociale shumë të rendësishme dhe negative nga kriza e koronavirusit”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian.

Presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno përshëndeti vendimin në një mesazh në Twitter duke theksuar se po shqyrtonte mundësitë për intensifikimin e një përgjigjeje politike të përbashkët të BE-së./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE krijon një rezervë strategjike të pajisjeve mjekësore
Artikulli tjetërCOVID-19/ Agrobiznesi: Blegtorët e bujqit të qarkullojnë pa orar për të vijuar zinxhiri i prodhimit ushqimor